Sot e premte, fundjava sapo nisi dhe sigurisht pas një jave të lodhshme kemi nevojë për pak pushim. Përpara se të nisesha në jug, ndalova tek “Le Futur” për të marrë produktet më cool, pa të cilat vera nuk shtyhet. I pari produkt që mora është kjo çantë e volitshme, ku vendosa kremin e plazhit, vajrat nxirës e çdo send tjetër që më duhej, të cilat sërish i gjeta shumë kollaj tek “Le Futur”.
Dhe që t’ju ndihmoj me listën me gjërat që duhen marrë me vete, po ju tregoj listën time:
-Shishet e ujit që janë aq të bukura sa s’më lënë të hidratohem se më bëjnë të pi ujë çdo minutë.
-erashkën se vapë e madhe miq!
-pajisjet e tenisit për të kaluar kohën në plazh
-gotat kaq të lezetshme për dy fëmijët e vegjël
-pajisjet e notit
-burrit i mora një freskuese se erashkën nuk ja jap!
-vajzës së madhe i mora këtë çantë se tani është rritur dhe i do t’i mbajë veç gjërat e veta.
-Dhe sigurisht nuk harrova komardaret plot ngjyra dhe me forma të ndryshme.
Për më shumë produkte vizitoni faqen e “Le Futur Albania” në Instagram ose sajtin e tyre lefutur.al ku mund të shihni çmimet e çdo gjë tjetër.