Edhe revistat më prestigjioze nuk janë imune ndaj gabimeve, sidomos kur Photoshop-i tepron. Këtë herë, një detaj i vogël në një foto të Ariana Grande-s nga kopertina e Vogue Japan u kthye në kryefjalë të rrjeteve sociale: në dorën e saj të majtë dukej qartë… një gisht më shumë.
Ishte një llogari fansash në Instagram ajo që publikoi imazhin dhe ngriti alarmin mes ndjekësve. Postimi shoqërohej me pyetjen ironike:
“Kush është përgjegjës për gjashtë gishtat e Ariana-s…”
Sigurisht, reagimet nuk vonuan. Fansat nisën ta analizonin foton me lupë, ndërsa vetë Ariana Grande vendosi ta marrë situatën me sportivitet dhe humor. Në komentet poshtë fotos, ajo shkroi:
“Sa emocionuese! Kam thënë prej kohësh që më duhen disa gishta shtesë që të filloj një album! Mirënjohëse për këtë.”
Ky reagim ndezi edhe më shumë imagjinatën e ndjekësve, të cilët nuk i kursyen batutat. Disa shkruan:
“E dija që po fshihje diçka,”
ndërsa një tjetër e quajti situatën:
“Ariana AI Grande.”
Interesant është fakti që jo të gjithë e kishin vënë re menjëherë gabimin. Një ndjekës pranoi:
“Kjo është fotoja që unë kam vendosur në telefon dhe sapo e vura re.”
Në imazh, Ariana shfaqet e veshur me një kostum Dior me print kulesh, ndërsa defekti i Photoshop-it është aq subtil sa kalon lehtësisht pa u dalluar në shikim të parë.
Sipas burimeve, fotografia është korrigjuar më pas, por deri tani Vogue nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj Page Six lidhur me këtë gafë që u kthye në një nga momentet më virale të ditës.









