1. Ndjenja çliruese që e keni në fund të ditës pasi t`i hiqni
Nëse e bëjmë një paralele me botën mashkullore, kjo ndjenjë është e ngjashme me momentin kur testikujt e prekin ujin përderisa kërceni në pishinë në një ditë të ngrohtë verore.
2. Si është të kesh sytjena për çdo rrethanë
Sigurisht që edhe ne kemi të brendshme që na bëjnë të ndjehemi shkëlqyeshëm, mirëpo në ditën e martesës mund të shkojmë me “bokseret” nëntë vjeçare nën smoking.
3. Të qenurit pa sytjena
Të qenurit pa sytjena e sjell tërë lirinë që na mungon, pa tërë atë djersitje. Vetëm pozitivisht!
4. Të përshtatni ngjyrat e sytjenave me ato të veshjeve
Shumicën e kohës të brendshmet e meshkujve janë të padukshme andaj edhe meshkujt nuk brengosen për gjëra të tilla si përshtatja e ngjyrës me veshjet. Nëse mehskujt do duhej të mbani sytjena, me siguri tërë garderobierin do e kishin me sytjena të bardha.
5. Si në djall funksionojnë ato madhësitë e sytjenave
Përveç nëse blejmë smoking, shumicën e rasteve kemi të bëjmë me madhësi S,M,L,XL e tj. Ndërsa me sytjenat është ndryshe me tërë ato dimensione të përfshira.
6. Të preni lëkurën.
A ju ka ndodhur kjo që ndonjë pjesë e garderobës tu shkaktojë lëndime? Me sytjenat kjo është e zakonshme.
7. Dhimbje të menjëhershme nga veshjet.
Meshkujve ndonjëherë u ndodh të lëndohen me zinxhirin e pantollonave mirëpo të paktën janë tinvolvuar në veprim, tek femrat ndodh që teli i sytjenave shpojë përderisa janë duke ecur në bulevard dhe kjo ndodh papritmas.
8. Djersitja e gjoksit.
Meshkujt e kanë djersitjen e testikujve që është shumë më e keqe se ajo e gjoksit.
9. Të paguash për sytjenat. Vallë sa kushtojnë ato?
10. Sa shpejtë vjetrohen. Sytjenat nuk zgjasin as një vit të plotë përkundër të brendshmeve të meshkujve!
11. Sytjenat e çuditshme me shirita. Meshkujt nuk e kuptojnë se si ky lloj i sytjenave rri ashtu?
12. Të përzgjedhësh sytjenën e duhur për rastin e duhur.
Kur zgjedhim të brendshmet në mëngjes duhet të mendojmë “a do të vrapoj?”. Nëse përgjigja është jo, atëherë mund të vishni çfarëdo; nëse është po duhet të zgjidhni sytjena për situata taktike.