Ellen Degeneres është akuzuar së fundmi se ajo nuk e trajton mirë stafin e saj, ndaj dhe të gjithë ndjekësit dyshojnë se shfaqja e moderatores së njohur mund të anullohet.
Mediat e huaja kanë treguar se punonjësit ndihen shumë të stresuar dhe të acaruar për shkak të keqtrajtimit të Ellen.
‘The Sun’ ka raportuar se emisioni i Ellen nuk do të jetë më në transmetim në muajt e ardhshëm. Ata kanë shtuar se klikimet e sezonit të 17-të kanë pasur një ulje drastike, duke e renditur atë pas shfaqjes së ‘Dr Phil’.
Vetë Degeneres ka zgjedhur të mos komentojë asnjë fakt rreth programit të saj deri më tani, duke ngjallur shumë pikëpyetje edhe tek ndjekësit./revistawho.com