Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Çfarë thonë yjet për këtë javë, lexoni parashikimin e astrologes

05/03/2018
in Horoskopi
Reading Time: 6 mins read
A A
Çfarë thonë yjet për këtë javë, lexoni parashikimin e astrologes

DASHI





Për ju përfaqësuesit e shenjës së Dashit në qendër të interesit do të jenë çështjet profesionale dhe biznesi juaj, pasi do të hasni vështirësi në këto fusha. Por nga e marta klima do të ndryshojë. Mërkuri dhe Afërdita (Venusi) që do të kalojnë në shenjën tuaj do të nxjerrin në pah temperamentin tuaj të zjarrtë dhe do t’ju bëjnë më komunikues dhe erotik. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës do të kenë vështirësi në komunikim dhe në fushën sentimentale në 11/3. Sa për ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës është koha të veproni për të realizuar qëllimet tuaja. Një udhëtim apo diçka e mirë ju pret në fundjave. Të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimit me mjetin tuaj.

DEMI


Ju përfaqësuesit e shenjës së Demit ditët e para të javës do t’i kushtoheni më shumë partnerit tuaj, njëkohësisht do t’ju jepet mundësia të takoheni dhe të dilni me miq duke kaluar momente të bukura dhe çlodhëse. Nga data 6 mars shmanguni bisedimeve dhe takimeve sekrete, sepse mund të gjendeni të ngatërruar në situata të pakëndshme. Nga mesi i javës fillon një periudhë që do t’ju preokupojë për rishikimin dhe rivlerësimin e partneriteteve tuaja. Gjendja juaj shpirtërore do të jetë pa stabilitet dhe do të karakterizohet nga ulje dhe ngritje.

BINJAKËT

Për ju Binjakët, në fillim të javës shtohen detyrimet në punë dhe në biznes, ndërkohë juve do të gjeni mundësinë që t’ia dilni mbanë. Nga e marta do të keni më tepër mbështetjen dhe dashurinë e miqve tuaj, do të rrini më afër me ata dhe njëkohësisht do të krijoni lidhje të reja miqësore dhe sentimentale. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës do të keni tensione në marrëdhëniet sentimentale dhe partneritetet. Ditë e vështirë do të jetë 11/3 pasi mund të hyni në mosmarrëveshje me një person nga rrjeti juaj miqësor për probleme ekonomike.

GAFORRJA

Ju përfaqësuesit e shenjës së Gaforres fillimi i javës do t’ju gjejë të dedikuar në biznesin dhe punën tuaj, me mundësi dhe perspektiva të reja në horizont, pa përjashtuar për disa prej jush edhe ndryshimin e punës. Çështjet tuaja ekonomike dhe financiare do të favorizohen me kalimin e Afërditës në shenjën e Dashit, ndërsa Saturni nga shtëpia juaj e shtatë do të testojë marrëdhëniet dhe partneritetet. Vështirësi në partneritet dhe në komunikim do të keni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe duhet të tregoni vëmendje të veçantë në 11/3, ndërkohë duhet t’ju shmangeni marrëveshjeve të reja.

LUANI

Ditët e para të javës vëmendja juaj, të dashur përfaqësues të shenjës të Luanit, do të jetë e përqëndruar në shtëpi dhe do të angazhoheni intensivisht me të. Kalimi i Mërkurit dhe i Afërditës në shenjën miqësore për ju, atë të Dashit, sjell një atmosferë pozitive në të gjitha fushat, në komunikim, financë, dashuri, etj. Për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës do të keni shanse të bëni diskutime dhe marrëveshje edhe jashtë shtetit dhe në të njëjtën kohë për jetën tuaj sentimentale është një periudhë shumë romantike dhe ju jep mundësinë për të gjetur dashurinë dhe në ambientin tuaj të punës. Kujdes në përzgjedhjet dhe vendimet që mund të merrni në 11/3.

VIRGJËRESHA

Këtë javë fokusi juaj, të dashur përfaqësues te Virgjëreshës, do të ndahet ndërmjet punës, biznesit dhe marrëdhënieve tuaja qoftë miqësore ose dashurore. Mërkuri dhe Afërdita në shenjën e Dashit do të kenë një efekt pozitiv në jetën tuaj sentimentale dhe do të sjellin aspekte të reja në dashuri nëpërmjet një komunikimi më esencial. Logjika juaj, e cila do të harmonizohet plotësisht me intuitën dhe imagjinatën tuaj, do t’ju ndihmojë të trajtoni me sukses të gjitha çështjet dhe do të siguroni një të ardhme më të mirë të punës dhe të biznesit. Përmirësime do të keni dhe në fushën financiare dhe do të lehtësoheni nga stresi që kishit. Në 11/3 të jeni të vëmendshëm në kontratat dhe marrëveshjet duke i dhënë rëndësi veçanërisht paragrafëve me shkronja të vogla pasi ekziston mundësia të bini kollaj në grackë.

PESHORJA

Për ju përfaqësuesit e shenjës së Peshores që jeni të stresuar në jetën tuaj të përditshme, java fillon me një klimë harmonike në sektorin tuaj të punës. Për sa i përket sektorit ekonomik do të gjeni mënyrën për të bërë korrigjimet dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare, ndërkohë disa prej jush do të bëjnë shpenzime të tepërta në fillim të javës. Në fushën sentimentale do të vini më afër me partnerin tuaj dhe njëkohësisht për ju të interesuarit do të ekzistojë mundësia të krijoni lidhje dhe marrëdhënie të reja, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Në 11/3 bisedimet me partnerin ose bashkëpunëtorët nuk do të kenë rezultatet e pritura dhe do të bini në pesimizëm.

AKREPI

Me romantizëm dhe predispozicion erotik fillon java për ju përfaqësuesit e Akrepit. Në ditët në vijim vëmendja dhe interesi juaj do të drejtohen në biznes dhe në karrierë. Do të filloni të rishikoni dhe të rivlerësoni disa nga vendimet tuaja, ndërsa në fushën ekonomike do të merrni iniciativa me risk që do të sjellin rezultate të kënaqshme. Komunikimi në fund të javës do të jetë i vështirë dhe mund të gjendeni përpara situatave të komplikuara.

SHIGJETARI

Ju përfaqësuesit e Shigjetarit duhet të jepni vëmendjen e duhur në karrierën dhe profilin tuaj social pa neglizhuar çështjet tuaja familjare. Ndërsa çështjet sentimentale dalin në mënyrë dinamike në pah dhe veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës interesi drejtohet tek i dashuri ose e dashura juaj. Disa nga përfaqësuesit e shenjës mund të jenë më të preokupuar me fëmijët gjatë javës. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës asgjë nuk mund t’ju pengojë në veprimtarinë tuaj për të realizuar atë që doni.

BRICJAPI

Të dashur përfaqësues të Bricjapit, java për ju fillon me biseda dhe diskutime interesante me miqtë tashmë ekzistues ose me miq të rinj që mund të njihni. Karriera dhe biznesi juaj avancon vazhdimisht dhe gradualisht. Gjatë kësaj jave do të përballeni me probleme familjare dhe të pasurisë së patundshme, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të javës. Në 11/3, megjithëse është një ditë e vështirë komunikimi do të gjeni zgjidhje për problemet që ju preokupojnë dhe mund të takoni një person që do t’ju japë ndihmën e duhur.

UJORI

Për ju përfaqësuesit e shenjës së Ujorit fillimi i javës nxjerr në plan të parë çështjet financiare dhe profesionale te cilat kërkojnë zgjidhje. Do të keni të ardhura financiare nga burime të padukshme, sidoqoftë duhet të jeni të kujdesshëm në administrimin ekonomik. Për ju që mund të keni një veprimtari të paligjshme mirë është të merrni masat e duhura. Karriera juaj shkon mirë, por duke filluar nga kjo javë do të ketë një qëndrueshmëri e cila nuk duhet t’ju shqetësojë, ju vazhdoni veprimtarinë dhe frutet do të vijnë më pas. Lidhje dhe marrëdhënie të reja, udhëtime dhe dashuri ju premton kjo javë.

PESHQIT

Ju përfaqësuesit e shenjës së Peshqve fillimi javës ju gjen intesivisht të preokupuar me marrëdhëniet dhe partneritetet dhe ndoshta do të merrni vendime serioze për të ardhmen lidhur me ato. Në fushën sentimentale klima është erotike sidomos deri në datën 7/3. Nga e marta vëmendja juaj përqëndrohet në çështjet financiare. Ju jepet mundësia të përmirësoni të ardhurat ekonomike. Në qoftë se do të doni të bëni një blerje duhet ta studioni mirë. Të stresuar do të ndiheni në datën 10/3, ndërsa në 11/3 disa mosmarrëveshje në rrethin tuaj miqësor për çështje ekonomike do t’ju sjellin pakënaqësi dhe mërzitje.

Tags: horoskopiKrisanthi KalogeriParashikimi i yjeverevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
Khloe Kardashian zbulon gjininë e fëmijës, këtë herë familjes Kardashian i shtohet një…

Khloe Kardashian zbulon gjininë e fëmijës, këtë herë familjes Kardashian i shtohet një…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera