Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t! 15/03/2026
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua! 15/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çfarë thotë fotoja e profilit për ju

25/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë thotë fotoja e profilit për ju

Sa kohë shpenzoni për të zgjedhur foton e profilit në rrjete sociale? Mjaftohen që të kujdeseni për ta prerë siç duhet, apo ta ndani veten nga një foto grupi? Të bëni një selfie duke u kujdesur që çdo gjë në sfond të jetë në vendin e duhur? Gjithçka në vetvete është një përpjekje për të marrë sa më shumë pëlqime nga ata që ju ndjekin. Sipas një studimi të ri, fotoja që zgjidhni për të vendosur në profil, jo vetëm që i tregon të tjerëve kompleksitetin e mrekullueshëm të personalitetit tuaj, por tregon shumë për këtë të fundit. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Pensilvanisë përdori një program të sofistikuar për të analizuar 66 mijë foto profili të përdoruesëve në Twitter, si dhe intervistoi 434 persona për të plotësuar një sondazh psikologjik. Përfundimet treguan se foton që ju zgjidhni i përgjigjen 5 lloje personalitetesh. Neurotikë (me luhatje humori, ankth, të shqetësuar, xhelozë etj), të këndshëm, të ndërgjegjshëm, të hapur ndaj eksperiencavet të reja dhe ekstrovert.





Të hapur ndaj eksperiencave

1


 

Kjo kategori përfshin të gjithë ata persona që pëlqejnë të ndjanë me të tjerët eksperiencat e reja dhe nuk kanë frikë të pozojnë në vende dhe mënyra të pazakonta. Shpesh pozojnë me një objekt, një kitarë, ski etj. Zakonisht këta persona kanë tendencën të vendosin foto disi të zymta, me pak ngjyra dhe duken të mërzitur apo të trishtuar në to.

Neurotikët

2

Këta persona e kanë të vështirë që t’i fshehin emocionet negative. Për pasojë ka më shumë gjasa që të vendosin një foto profili të diçkaje tjetër dhe jo veten. Nëse vendosin foton e tyre, kujdesen që të jetë një imazh neutral që nuk të jep mundësinë që të krijoni një ide të saktë për ta. Sipas studimeve këta persona, ndonëse mund të ndihen shumë keq nga brenda në foton e profilit nuk ia lejojnë vetes që ta tregojnë një gjë të tillë.

Të ndërgjegjshmit

3

Ata që pëlqejnë rregullin, sjellje të planifikuara dhe janë të vetë – disiplinuar janë pjesë e kësaj katergorie. Këto cilësi pasqyrohen më së miri në fotot e tyre në rrjete sociale, me anë të emocioneve pozitive, ndoshta pasi janë gjithnjë të kujdesur që fotot të jenë gjithnjë perfekte dhe të rregullta.

Të këndshmit

4

Siç e sugjeron edhe vetë emri, këta persona shfaqen kryesisht të qeshur e të gëzuar, si dhe të rrethuar nga miq të shumtë. Fotot e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë me ngjyra të shumta, ku subjekti është duke qeshur.

Esktrovertët

5

Një tjetër kategori që ka tendencën të postojë foto plot ngjyra dhe duke qeshur. Por ndryshe nga personat që “e këndshëm”, ekstrovertët nuk kujdesen për të vendosur foto me cilësi të mirë, madje ata nuk përdorin as efekte për modifikimin e tyre./opinion.al

Tags: dometheniafotoja e profilit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t!
Breaking News

Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t!

15/03/2026
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua!
Breaking News

Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua!

15/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…
Breaking News

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…

15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Next Post
17-vjeçarja nga Cërriku zë vendin e dytë në botë për shpikjen e saj

17-vjeçarja nga Cërriku zë vendin e dytë në botë për shpikjen e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera