Zayn Malik dhe Gigi Hadid kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it, por edhe pas ndarjes gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Ndërkohë që supermodelja po shijon pushimet së bashku me motrën e saj, Bella-n, Zayn duket se po shijon pak kohë me veten e tij, të paktën këtë tregojnë postimet e tij në ‘Instagram’. Fotoja e tij e fundit është publikuar në datën 23 korrik dhe ndryshe nga fotot e tjera, kjo është një ‘selfie’ pa asnjë përshkrim krahas saj. Zayn duket me flokë të çrregullta dhe pavarësisht se kjo pamje duket shumë mirë tek ai, specialistët thonë se kjo është diçka që tregon vetminë e tij. Kujtojmë se Zayn ka qenë në një lidhje me Gigin që nga viti 2015, por pak kohë më parë qarkulluan lajmet se dyshja ishte ndarë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B0REg7aJjst/?igshid=1d0zmn1n6b5q3