Ndryshimi i kohës gjatë dimrit do të thotë ditë më shkurtra, mot më i ftohtë dhe për disa të tjerë depresion sezonal. Ç’rregullimi emocional sezonal mendohet se shkaktohet prej ndryshimeve kimike në tru dhe është një çështje që prek 20% të njerëzve, që fillon gjatë vjeshtës dhe përfundon në pranverë, siç thotë revista “Time”.
Ushtrimet e ndryshme, medikamentet mjekësore, si dhe disa dieta ushqimore ndihmmojnë për të pasur një efekt pozitiv në luftimin e depresionit sezonal. Këto sugjerime dietash mund të ndikojnë në rritjen e humorit gjatë dimrit.
1. Peshku i pasur me yndyrna DHA dhe EPA janë dy nga acidet yndyrore omega-3 që gjenden më së shumti tek peshqit.
Një studim i fundit tregon se kur rrisim dozën e marrjes së këtyre acideve yndyrore, mund të përmirësojmë simptomat e depresionit sezonal. Në fakt një studim tjetër tregon se suplementet EPA kanë të njëjtin efekt si marrja e ilaçeve mjeksore kundër depresionit. Efektet pozitive të EPA dhe DHA ndikojnë në shëndetin e trurit dhe në humorin tonë pa përmendur edhe efektin pozitiv që kanë në shëndetin e zemrës. Prandaj gjithë këto efekte mjaftojnë për të thënë se duhet konsumar të paktën dy herë në javë peshk si psh: peshqit e ujrave te ftohta (salmon, ton, sardele).

2. Ushqime të pasura në Vitamin-D
Ndryshe nga gjithë vitaminat, vitamina D funksionon si hormon në trupin tonë. Ajo luan rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit dhe funksionimin normal të neuroneve, prandaj nivelet e ulta të kësaj vitamine lidhen shumë me individët që vuajnë nga depresioni. Është shumë e rëndësishme që të merret një sasi e konsiderueshme e vitaminës D gjatë dimrit duke qënë se ka shumë pak ditë me diell. Për të marr sasinë e vitaminës D duhet të konsumoni peshq (salmon, ton, sardele, troftë), si dhe vezë.

3. Sa më pak ushqime të përpunuara
Patatet e skuqura mund të kenë shije të mirë, por të konsumosh patate të skuqura dhe ushqim të përpunuar, ndikon jo vetëm në shëndetin trupor, por edhe në humorin tuaj. Këto ushqime jo të shëndetshme kontribuojnë në shumë sëmundje kronike, ndërsa ushqimet jo të përpunuara veprojnë si anti-inflamatore në trupin tonë. Prandaj duhet të fokusoheni që të zgjidhni ushiqme që janë në gjendjen e tyre natyrale si: perime, bathë, vajra të pangopur, arra dhe peshk.

4. Çokollata e zezë
Ky është një miratim për të gjithë ata që priren të konsumojnë çokollatë kur nuk janë në humor, sepse çokollata përmirëson humorin dhe ul nivelet e stresit. Një efekt i tillë mendohet të jetë kombinim i shkencës dhe psikologjisë. Përbërësit që gjenden në bimën e kakaos janë përgjegjëse për rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, dhe kanë efekt anti-inflamator dhe mbrojtës për neuronet. Këto mekanizma ofrojnë përfitime psikologjike dhe ndikojnë në rritjen e humorit.Ju duhet të zgjidhni çokollatë të zezë me sa më pak sheqer të shtuar, dhe të konsumoni sasi të vogla çdo ditë./revistawho.com








