Kiara Tito ka ndarë një përgjigje që ka emocionuar shumë ndjekësit besnikë të çiftit. Në një Instastory, dikush e ka pyetur: “Çfarë vlerëson më shumë tek Luizi?”
Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por plot kuptim:
“Ajo që vlerësoj më shumë te Luizi është përkushtimi ndaj familjes.”
Dhe ajo shtoi:
“Asgjë nuk vlen më shumë se një burrë që vendos familjen mbi gjithçka.”
Një deklaratë që tregon jo vetëm dashurinë dhe respektin që ajo ka për partnerin e saj, por edhe vlerat që e lidhin fort çiftin më të komentuar të momentit.









