Fabrizio Corona është paralajmëruar nga Chiara Ferragni për zbulimet e bëra për të dhe në lidhje me marrëdhënien e saj me Fedez. Bëhet fjalë për një marrëveshje që daton rreth dy vjet më parë.
Chiara ka urdhëruar Corona-n që të mos publikojë episodin e ri të ‘Falsissimo’ bazuar në ekzistencën e një marrëveshjeje të nënshkruar pak kohë më parë mes të dyve.
“Këtë mëngjes më telefonoi avokati Chiesa, avokati im i madh për të më thënë se ka ardhur paralajmërimi nga Ferragni. Sipas tij, nuk mund të publikoj asgjë, sepse do të ishte shkelje e privatësisë”, ka shkruar Corona në Instagram, duke shtuar:
‘Por më falni, nëse tashmë keni ekspozuar çdo detaj të vogël të jetës suaj, çfarë lloj shkeljeje të privatësisë është? E dini se çfarë bëj unë me letrën e Iannacone-s? Nuk kemi transaksione, nuk duam asnjë para dhe mbi të gjitha nuk lejojmë që të na vendoset censurë”.
Njoftimi zyrtar u dërgua nga avokati i Ferragni, Giuseppe Iannacone, i cili shpjegoi: “Ai bëri deklarata shumë serioze, i atribuoi klientes sime marrëdhënie jashtëmartesore, sjellje në përgjithësi në kundërshtim me respektimin e lidhjes martesore dhe vlerave familjare”, nënvizoi avokati.
Letra e avokatit Iannacone i referohet një marrëveshjeje private të nënshkruar në 15 shtator 2023 midis Ferragni dhe Corona, në të cilën gazetari i njohur u angazhua “të abstenonte për një periudhë 10 vjeçare nga bërja e komenteve, vlerësimeve, deklaratave (… ) të natyrës fyese, denigruese, tallëse” dhe “u ndalohej të tregonin apo komentonin fakte shumë personale të jetës së tyre private”. Gjithsej 11 shkelje të marrëveshjes, që do të dëmshpërblehen me nga 100 mijë euro secila, në total 1 milionë e 100 mijë euro. Në rast se këto rregulla shkelen, Ferragni do të shkojë në gjykatë, për ta paditur Coronën.








