Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Chiara Ferragni në telashe, prokuroria kërkon dënim me burg

25/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Chiara Ferragni në telashe, prokuroria kërkon dënim me burg

Një mëngjes i tensionuar në Gjykatën e Milanos solli zhvillimin më të ri të bujshëm të çështjes së njohur si “Pandoro-gate”. Chiara Ferragni, e cila u fut në ndërtesë para hapjes zyrtare për t’i shpëtuar turmës së fotografëve, u përball me kërkesën më të fortë të Prokurorisë deri tani: një vit e tetë muaj burg për akuzën e mashtrimit të rënduar.





Në të njëjtën linjë është kërkuar dhe dënimi i ish-bashkëpunëtorit të saj më të afërt, Fabio Maria Damato, ndërsa presidenti i Cerealitalia, Francesco Cannillo, rrezikon një vit heqje lirie. Në qendër të çështjes janë pandorot e Balocco dhe vezët e Pashkëve të Dolci Preziosi, të cilat agjencia menaxhuese e Ferragni-t i kishte paraqitur si produkte të lidhura me nisma bamirësie.

Në këtë proces, shoqata “Casa dei consumatori” është e vetmja që vazhdon betejën si palë civile, pasi palët e tjera kanë zgjedhur marrëveshje jashtë gjyqit. Deri tani, ndër gjoba dhe dëmshpërblime, Ferragni ka shlyer 3.4 milionë euro, një shumë që është konsideruar si element lehtësues në proces.


Seanca e radhës do të mbahet më 5 dhjetor, ku avokatët mbrojtës Marcello Iannaccone dhe Marcello Bana pritet të kërkojnë shpalljen e pafajësisë për klientët e tyre. Tre të pandehurit kanë aplikuar për gjykim të shkurtuar, që mund t’u ulë një të tretën e dënimit, duke qenë se të gjithë janë pa precedentë penalë.

Ferragni ishte e pranishme në sallë dhe, në deklaratën e saj spontane, është shprehur:
“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim”.

Ndërsa Italia ndjek me sy procesin, mbetet për t’u parë nëse gjyqi do të vulosë një kapitull të ri dramatik në karrierën e influencueses më të famshme të vendit, apo nëse mbrojtja do të arrijë të thyejë akuzat që po e ndjekin prej muajsh.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Next Post
Pagëzim “sekret” në Nju Jork! Parashqevia bekon Ilnisa Agollin me një emër të ri!

Pagëzim "sekret" në Nju Jork! Parashqevia bekon Ilnisa Agollin me një emër të ri!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera