Chiara Ferragni ka vendosur t’i japë fund thashethemeve. Influencuesja italiane publikoi të shtunën, më 23 gusht, foton e saj të parë me Giovanni Tronchetti Provera, duke konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, gati një vit pas ndarjes nga Fedez.
Në imazhin e ndarë në rrjete sociale, Ferragni shfaqet duke përqafuar trashëgimtarin e Pirelli-t mbi një jaht, teksa pas tyre shtrihet një perëndim romantik dielli mbi det.
Zërat për një romancë mes dyshes nisën që në nëntor 2024, kur dolën fotot e tyre duke u puthur, por të dy zgjodhën heshtjen. Spekulimet vazhduan për muaj të tërë, derisa ky postim e bëri çdo gjë zyrtare.
Interesant është fakti që kjo lëvizje e Ferragni-t erdhi vetëm pak ditë pasi Fedez prezantoi në Instagram partneren e tij të re, Julia Honneger, gjatë pushimeve në Sardenjë.
“Postimi i Chiara Ferragni-t vjen vetëm dy javë pas atij të ish-bashkëshortit të saj, Fedez…” – shkruajnë mediat italiane, duke e cilësuar si një kapitull të ri në jetën e dy ish-partnerëve më të komentuar të showbiz-it.









