Chiara Ferragni është tashmë aksionerja më e madhe e kompanisë së saj. Këtë lajm ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ku thekson se ”nuk ka më delegime” dhe është një “fillim i ri”. Ky moment për blogeren italiane vjen pas skandalit të panetoneve që shkaktoi krizë në kompanitë e saj dhe marrëveshjet që kishte.
Kështu, Chiara ka hapur një kapitull të ri si sipërmarrëse. Mes gjithë sprovave që ka kaluar, ajo thotë se më në fund ka në dorë kompanitë e saj dhe vendimmarrjen.
“Sot dua të ndaj diçka me ju: për herë të parë, jam aksionerja kryesore e Chiara Ferragni Brand. Nuk është thjesht për aksionet apo përqindjet: është një fillim. Ky vendim është një hap konkret. Është zgjedhja për të rimarrë kontrollin e historisë sime: jo më delegime, jo më shtirje sikur gjithçka është në rregull kur s’është. Kjo është për përqafimin e peshës dhe bukurisë së udhëheqjes, vendimmarrjes, ndryshimit. Kjo është për të qenët e lirë, për herë të parë, për të mbajtur përgjithnjë markën dhe emrin tim. Nuk jam këtu për t’ju rrëfyer një përrallë, përrallat nuk ekzistojnë. Por e di se po përpiqem të ndërtoj diçka të re. Me përpjekje, qartësi dhe personalitet. Nuk do ju rrëfej një rilindje perfekte. Nuk po jetoj vetë një të tillë. Do ju them të vërtetën: të përbërë nga uljet dhe ngritjet, papërsosmëritë, timen. Dhe ky është i vetmi i vend nga ku mund t’ia filloj sërish”, shkruan Chiara.