Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Chiara Ferragni rrëfehet për pasiguritë e saj dhe jep një mesazh frymëzues për të gjithë

16/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Chiara Ferragni rrëfehet për pasiguritë e saj dhe jep një mesazh frymëzues për të gjithë

Chiara Ferragni është një ndër blogeret më me influencë në mbarë botën. Ajo është një burim frymëzimi për shumë vajza të reja dhe shpesh ndan mesazhe me ato të cilat aspirojnë që në të ardhmen të kenë të njëjtin fat si Chiara. Pavarësisht se mund të duket se blogerja ka arritur gjithçka ka dëshiruar, edhe ajo ka pasiguritë e saj si çdo njeri i zakonshëm. Së fundmi Ferragni ka publikuar në ‘Instagram’ një foto gjatë kohës së shtatzënisë së saj, në të cilën shihet me barkun e rrumbullakosur. Përkrah fotos, Chiara ka dhënë një mesazh shumë inspirues për të gjitha vajzat dhe gratë që një ditë presin t’i japin jetë një qenie njerëzore.





“Kjo jam unë, ekzaktësisht një vit më parë. Isha 36-javëshe shtatzënë, në shtëpinë e pushimit në Los Angeles, me Matin dhe Fede përkrah meje, gati për të takuar vogëlushin tim. Në atë kohë kujtoj se vendosa të mos e postoja këtë foto dhe nuk ishte sepse kisha një shenjë në pantallonat e mia të bardha. Ndihesha e pasigurt për të ndarë foto të trupit tim në këtë stad të shtatzënisë. Nuk jam gjithmonë e sigurt me veten, edhe nëse kam marrëdhënie të mirë me trupin tim, një shtatzëni është sa magjike dhe e vështirë në disa momente. Vetëm gratë që e kanë provuar mund ta kuptojnë. Tani një vit më vonë që mbaj në dorë njeriun tim të preferuar mund të them këtë gjë: trupi im, jam shkumë krenar për ty. Për të gjitha herët që ke bërë që zemra im të rrahë fort, për të gjitha herët që më ke dashur mbrapsht, edhe kur unë nuk të kam dashur mjaftueshëm. Kur je shëruar dhe më ke bërë të dua jetën çdo ditë. Mbi të gjitha që krijon jetë. Të duash trupin tënd është një proces i gjatë, por unë inkurajoj të gjithë ju t’i thoni diçka të bukur vetes suaj, sa herë që shiheni në pasqyrë. Kështu fillon revolucioni për vetëbesimin. Duaj veten tënde në fillim që të të duan dhe të tjerët më pas”, – ka shkruar Chiara. Tashmë blogerja e njohur ka krijuar një familje dhe ka treguar se është shumë e lumtur me jetën e re si nënë. /revistawho.com


Tags: chiara ferragnimesazhnene. shtatzenetrupi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 
Breaking News

Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat
Breaking News

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

11/12/2025
Next Post
I famshëm si mami dhe babi, bebet e personazheve VIP që numërojnë me mijëra ndjekës në ‘Instagram’

I famshëm si mami dhe babi, bebet e personazheve VIP që numërojnë me mijëra ndjekës në ‘Instagram’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera