Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë publike, vetëm pak ditë pasi gjykata e shpalli të pafajshme në çështjen e mashtrimit të rënduar, të lidhur me fushatat “Pandoro Balocco Pink Christmas” dhe “Uova di Pasqua”.





Influencerja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare ka treguar për mediat italiane se vendimi i gjykatës i ka sjellë më në fund qetësi, duke i dhënë fund një periudhe të vështirë që kishte nisur në vitin 2022. Ajo ka zbuluar se pas shpalljes së pafajësisë e ka festuar në mënyrë të thjeshtë, në shtëpi, e rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt.

“U thashë të gjithë miqve të vinin në shtëpinë time. Do të rrimë bashkë, në qetësi. Tani po filloj sërish të jetoj”, është shprehur Ferragni.


Në intervistë, Chiara ka folur edhe për divorcin me reperin Fedez, me të cilin ka dy fëmijë, Leonen 8 vjeç dhe Vittorian 4 vjeçe. Ajo ka treguar se ndarja ndodhi pikërisht në periudhën kur shpërtheu skandali i pandorove, një moment që e përshkruan si më të errëtin e jetës së saj.

“Përjetova një ndarje publike në momentin kur kisha më shumë nevojë për mbështetje. Jam ndier e braktisur dhe kam vuajtur shumë”, ka deklaruar ajo.

Ferragni ka theksuar se krizat e mëdha tregojnë se kush qëndron vërtet pranë teje:

“Kur je në sukses, të gjithë duan të jenë aty. Por kur bie, shumë zhduken. Pranë meje mbetën vetëm familja, nëna ime, miqtë e vërtetë dhe avokatët.”

Ajo ka sqaruar gjithashtu se gjatë realizimit të fushatës së pandorove ndodhej në kulmin e karrierës: Sanremo, projekte televizive, fushata ndërkombëtare dhe iniciativa bamirësie. Sipas saj, nuk ka pasur kurrë synim përfitimi personal.

“Ishim në majë të suksesit dhe nga ajo fushatë nuk fituam asnjë euro. Kam qenë naive, por gjithmonë në mirëbesim. Megjithatë, i kam marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete”, ka thënë ajo.

Sot, Chiara thotë se është një njeri i ndryshuar:

“Më parë mendoja vetëm për suksesin. Tani kam mësuar të kujdesem për veten, të mos fajësoj veten dhe të besoj se e vërteta del gjithmonë në dritë.”

Në përfundim, Ferragni shprehet se pas vendimit të gjykatës ndihet më në fund e lirë dhe gati për një fillim të ri:

“Tani mund të them se po rikthehem të jetoj.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera