Një lajm i trishtë për të gjithë fansat e Chloe Grace Moretz pasi raportohet se së fundmi ajo ka refuzuar të gjithë ofertat për filma të ndryshëm pasi ka deklaruar se ka nevojë ta ulë pak ritmin. Në një intervistë të dhënë për “Hollywood Reporter”, Chloe është shprehur se axhenda e saj e ngarkuar ka bërë që të humbasë qëllimin se pse zgjodhi të bëhej aktore. “Kam refuzuar të gjitha ofertat e fundit pasi dua të kuptoj mirë kush jam dhe të gjej veten time tek rolet që bëj. Kam kuptuar që duhet ta ul pak ritmin”- ka thënë aktorja