Chris Brown e bëri mjaft të dukshme se ende nuk e ka harruar këngëtaren e njohur, Rihanna.
Ai e bëri këtë fakt publik në momentin që i la një koment flirtues në një prej postimeve të saj të fundit. Në një nga fotot e fundit të këngëtares Chriss shkruan: “Unë dua të jem delja”, duke lënë të qartë se ende do diçka me artisten.
Rihanna gjithmonë i ka vlerësuar komplimentat, por deri aty mund të pranojë e asgjë më shumë, shprehen burimet.
Chris dhe Rihanna prej vitesh nuk janë në një lidhje dashurie, pas skandalit të dhunës së ushtruar ndaj saj në vitin 2009.
Këngëtarja tani është në një marrëdhënie disavjeçare me bilionerin Hassan.