Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Chris Hemsworth tronditet nga testi gjenetik: “Jam vetëm 40 vjeç dhe…”

11/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Chris Hemsworth tronditet nga testi gjenetik: “Jam vetëm 40 vjeç dhe…”

Chris Hemsworth ka rrëfyer se zbulimi i predispozitës së tij gjenetike për Alzheimer ishte momenti që i ndryshoi rrënjësisht mënyrën si e shihte jetën. Në një intervistë për Sky News, aktori e përshkroi këtë moment si një “pikë kthese” që e bëri të rimendojë prioritetet.





Gjatë xhirimeve të sezonit të parë të serialit Limitless: Live Better Now në National Geographic, një test gjenetik zbuloi se ai mban dy kopje të gjenit APOE4 – faktor që e bën 8 deri në 10 herë më të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjes krahasuar me një person mesatar. Vetëm një në 50 persona trashëgon këtë kombinim gjenesh, dhe sipas studimeve, shumica shfaqin shenja të hershme deri në moshën 55 vjeç.

“Ishte një pikë në jetën time ku, deri në moshën 40 vjeç, mblidhje të dhëna dhe informacione, vepronje në mënyrë reaktive. Papritmas e kupton se një pjesë e identitetit që ke ndërtuar mund të mos jetë më e vlefshme. Brenda teje zgjohet një nevojë për të kuptuar më thellë, për të vënë në pikëpyetje qëllimin dhe ‘pse’-në pas asaj që bën… çfarë kërkon dhe çfarë ofron, në vend që të mendosh vetëm për atë që mbledh,” tha ai.


Pas këtij zbulimi, Hemsworth u fokusua në mënyrën se si mund të jetonte më mirë – duke kaluar më shumë kohë me familjen dhe miqtë dhe duke investuar energjinë e tij në gjëra me vlerë personale. Në sezonin e dytë të shfaqjes, ky ndryshim është i dukshëm. “Këtë herë isha shumë i përfshirë në organizim dhe prodhim, duke zgjedhur vende dhe tema që më interesonin ose kishin rëndësi personale. Ishte më shumë si gazetari përjetimore sesa si një konkurrent në një reality show argëtues dhe kërkues,” shpjegoi ai.

Një nga sfidat më të veçanta të sezonit të ri ishte ajo e mësimit të baterisë – për ta luajtur më pas në skenë me mikun e tij Ed Sheeran, para dhjetëra mijëra njerëzve. “Frika dhe ankthi ishin vërtet të larta,” pranoi ai. “Është e çuditshme se si situatat intensive mund të shkaktojnë hiper-fokus; është një mekanizëm mbijetese për trurin… dhe pastaj të mendosh se 70,000 njerëz janë ulur atje duke thënë: ‘Ju lutem mos na e prishni këngën tonë të preferuar.’”

Ky rrëfim i Hemsworth nuk është vetëm histori e një testi gjenetik, por edhe një kujtesë e fortë se ndonjëherë, përballja me frikën mund të të çojë drejt një versioni më të mirë të vetes.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Koncert pak javë pas lindjes? Dafina i ngriti dyshimet vetëm me 1 foto!

Koncert pak javë pas lindjes? Dafina i ngriti dyshimet vetëm me 1 foto!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera