Christian Bale është vlerësuar me çmimin si aktori më i mirë në një film komedi për rolin e tij në “The Big Short” gjatë ceremonisë së “Critics’ Choice Awards” të organizuar në ditën e dielë.
Momentet emocionuese gjatë marrjes së çmimit aktori 41 vjeçar i ndau me bashkëshorten Sibi Blazic, si dhe me regjisorin e filmit Adam McKey, me të cilët Christian Bale shkëmbeu nga një puthje në buzë.
Kur Christian është ngjitur në skenë për të rrëmbyer trofeun, ai është shprehur: “Ky film ka qënë i mbushur më shumë dashuri mes bashkëshortes time, Adam dhe Charles. Në këtë film ne arritëm ta njihnim njëri-tjetrin shumë mirë”.