Nëse e mbani mend Kylie Jenner të veshur si Christina Aguilera për Halloween, sot do e shikoni përsëri, por këtë herë jo për Halloween por me kërkesë të vetë këngëtares. Christina kishte organizuar mbrëmjen e djeshme një festë për ditëlindjen e saj të 36-të me disa të ftuar, ndër to edhe Kylie Jenner. “Kur Christina të kërkon të vishesh si Christina për ditëlindjen e saj, ti duhet ta bësh” -shkruajti Kylie në Snapchat. Ndërkohë edhe vetë Christina ishte veshur si për Halloween me një peliçe me ngjyra dhe paruke rozë. Këngëtarja dhe Kylie Jenner dukeshin shumë të afërta me njëra tjetrën.