Ciara dhe Russsell kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Çifti i lumtur u martua në prani të miqve dhe familjarëve, përfshi Jennifer Hudson dhe Kelly Rowland, ditën e mërkurë në Cheshire. Nusja kishte zgjedhur një fustan të dizenjuar nga Roberto Cavalli teksa është betuar për dashurinë e saj me Russell në prani të miqve dhe familjarëve. Nuk është aspak surprizuese fakti që Ciara ka zgjedhur këtë firmë për ditën e saj më të rëndësishme pasi vitin e kaluar ajo ka qënë imazhi i këtij brendi.