Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çifti Dona-Musa në krizë pas dy muaj lidhjeje, fotomodelja nga Mirdita hedh në plehra premtimin e dashurisë

27/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çifti Dona-Musa në krizë pas dy muaj lidhjeje, fotomodelja nga Mirdita hedh në plehra premtimin e dashurisë

Ishte Fiorentina ajo që i vuri flakën lidhjes dymujore të fotomodeles nga Mirdita, Donës, me menaxherin nga Vlora, Musën. Ajo u tregoi vajzave të tjera se letrën e Musës, ku ai i shprehte premtimin e dashurisë, Dona e kishte hedhur te koshi i plehrave të tualetit. Sipas saj, një nga djemtë e kishte gjetur dhe ia kishte dhënë Musës, i cili më pas e kishte hedhur prapë në plehra.





Teksa bënin këtë thashethem pranë Donës, Musa iu afrua duke i kërkuar asaj letrën që i kishte shkruar kjo e fundit, në mënyrë që edhe ai ta hidhte në plehra. Ajo refuzoi t’ia tregojë, sepse Musa dëshironte ta griste dhe kjo nuk do ta bënte të humbte pikë si vajzë. Kaq u desh që të shpërthente konflikti mes tyre, pasi për Musën, Dona tashmë nuk meriton asgjë dhe ndaj as nuk dëshiron ta dëgjojë më kur ajo flet.musa-dona-1-970x400

Më pas, ai mori kapakun e picës në të cilën i kishte shkruar “Të dua” dhe e hodhi po ashtu në koshin e plehrave, duke i demonstruar se lidhja e tyre tashmë ka marrë fund. Kjo krisje e marrdhënies erdhi pasi festuan dymujorin e lidhjes, që kur u bënë çift në shtëpinë e “Big Brother”. Musa, i cili mbahet si djali i detajeve, i ndihmuar nga banorët e tjerë si Elsamedi, Lupçe dhe Enida, i shkroi Donës një mesazh me gurë me gërmat e para të emrave të tyre dhe mbishkrimin “2 muaj bashkë”.


Si shpërblim mori përqafime dhe puthje nga Dona, që në fakt nuk është se i kishin munguar këto kohë, pavarë- sisht ftohjes së ditëve të fundit. Marrëdhënia e tyre pë- soi krisje në momentin kur 24-vjeçari i deklaroi partneres së tij se ai nuk ka kokërr leku, fakt që duhet t’ia bënte të ditur asaj për pritshmëritë e gabuara që mund të krijonte për të pas daljes nga loja. Edhe pse nuk e kishte menduar se paratë kishin rëndësi në lidhjen romantike mes dy personave, me siguri Musa tashmë ka ndryshuar mendim kur pa reagimin e Donës. Më pas, ajo ia ktheu se në jetën e saj nuk ka zhgënjyer njeri dhe këtë do ta vërtetojë koha.

Ata u bënë çift në lojë, edhe pse vijnë nga realitete krejt të ndryshme. Dona vjen nga Mirdita, por për momentin jeton në Tiranë, ku është e përfshirë në shumë evente të botës së modës. Ndërsa Musa ka lindur në Vlorë, por në moshë të vogël ka emigruar drejt Italisë me familjen. Ata u vendosën në Romë, ku edhe jeton aktualisht.

Ëndrra e tij ka qenë të bëhej futbollist, por nuk mund të luante për shumë kohë sepse duhej të punonte e kujdesej për familjen. Aktualisht, Musa punon si organizator festash, punë që me sa duket nuk i ka dhënë fitime./ Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
FOTOT/ Jeta e Ambrës jashtë kamerave, ja si dukej bukuroshja që bëri lëmsh shtëpinë e BB

FOTOT/ Jeta e Ambrës jashtë kamerave, ja si dukej bukuroshja që bëri lëmsh shtëpinë e BB








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera