Frymëzimi i Danjelit për të kënduar një këngë hit të disa viteve më parë, ka frymëzuar edhe Fotininë për të bërë një krahasim. Danjeli këndon në oborr në prani të Fiorentinës dhe Fotinisë këngën e famshme të grupit “Aqua”, “Barbie Girl” . Menjëherë Fotinia i drejtohet Fiorentinës. “I ngjan pak atij barbit ky”, i thotë Fotinia, që merr miratimin e Fiorentinës. “Unë jam si Barbi ky është si burri i Barbit. A nuk është ky si burri i Barbit, si quhet se ja harrova emrin?”, pyet Fotinia Fiorentinën. “Xhon”, ja kthen Fiorentina. Ndërkohë, “burri i barbit” e ka emrin Ken. Dhe në të vërtet Fotinia dhe Danjel ngjajnë shumë me çiftin Barbie dhe Ken.