Këngëtari Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të katërt. Luisana ka sjellë në jetë një vajzë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti duke postuar një foto të këmbës së saj të vogël. “Nga dashuria vjen jeta, drita dhe ajo… e vogla jonë Cielo Yoli Rose Bublé. Faleminderit Zot për këtë bekim të pafund, të duam!! Noah, Elia, Vida, mami dhe babi yt”, shkruhet në postim.
Çifti janë prindër të dy djemve, Noah 8 vjeç, Elias 6 dhe tashmë dy vajzave Vida, 4 vjeç dhe Cielo e porsalindur.
View this post on Instagram