Aktori i njohur Ed Westwick dhe bashkëshortja e tij, Amy Jackson, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të tyre së bashku me vogëlushin. Në përshkrimin e postimit zbuluan edhe emrin dhe gjininë e foshnjës. “Mirë se erdhe në botë, vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, shkruhej krah fotografisë.
Kujtojmë se dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni të mbajtur në Itali.