Këngëtarja e njohur Rina Balaj është një prej artisteve më aktive në rrjetet sociale, sidomos në “Instagram”. Së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes dhe jo për një projekt të ri , por për jetën private.
Janë shtuar dyshimet për një ndarje mes saj dhe Sin Boy. Pyesni pse? Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe nuk kanë postuar foto së bashku.
C’po ndodh mes tyre? Ende nuk ka një reagim nga dy këngëtarët e njohur, por ku ka zë, s’është pa gjë.