Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çifti i njohur shqiptar tregon se pse nuk e feston Shën Valentinin

11/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Çifti i njohur shqiptar tregon se pse nuk e feston Shën Valentinin

Ata përbëjnë një ndër çiftet më tërheqës në Shqipëri. Të pashëm, të kujdesshëm për pamjen e jashtme si për formën trupore ashtu edhe për stilin e veshjes, të qeshur e të dashuruar, mund të jenë model për ata që i shohin nga larg.





2115b2e0389f894b50e74abbfb6145d3

Megjithatë, sot Irena Kita dhe Arvin Kita ishin të ftuar në programin e Rudina Magjistarit dhe nga intervista e tyre mund të kuptoje që nuk janë një çift i admirueshëm vetëm së jashtmi.


be6f63dcc52c7215bccbc4d6ce19152f

“Më e rëndësishmja në marrëdhënien tonë është që para se të jemi bashkëshortë, jemi shokë dhe vazhdojmë flasim për gjithçka, çdo ditë. Një marrëdhënie fillon e humbet forcën kur nuk ka më bashkëbisedim ndërsa ne e kemi. Kemi arritur deri aty sa edhe kur nuk flasim kuptohemi me sy”, ka thënë Arvini.

2a8259f970b8ca7285a3537872edda01
Kështu edhe janë njohur, natën e ndërrimit të viteve 2008, 2009 kur humbën në një bashkëbisedim të gjatë dhe harruan ku ishin deri sa nisi të zbardhte. Irena në atë kohë ishte kthyer nga Italia ku kishte mbaruar studimet për Drejtësi dhe do vazhdonte studimet Master, për pushimet dimërore. E takoi Arvinin në një rreth miqsh të përbashkët.

“Ishte një nga ato bisedat ku humbet. Kur njerëzit rreth e rrotull kanë avulluar dhe ti ke ngelur vetëm me një person pa e kuptuar çfarë ka ndodhur dhe do donte të zgjaste pa fund”, ka treguar sërish Arvini, që në atë kohë për Irenën ishte Ervini.

“Për një javë ia dija emrin Ervin”, ka thënë ajo duke qeshur. Mirëpo pas dy javësh ata vendosën të bashkëjetojnë dhe pas dy vitesh u martuan. “Nuk ishte bombë që shpërtheu, gjithçka erdhi natyrshëm”, thotë shefi i kuzhinës që bashkë me partneren, avokaten bionde me një pasion të fortë për modën dhe sportet, ka fituar një gustatore të mrekullueshme.

6a40f2f600d824cc48e4be22ffb52300 (1)

Ai ka treguar që shija në veshje dhe kujdesi për pamjen ishte një nga pikat që e kanë tërhequr fillimisht, por as vetë Arvini nuk mbetet pas në këtë drejtim, sepse siç thonë miqtë e tyre, ata “kanë gjetur tenxherja kapakun” për sa i përket pasionit dhe dëshirës për të bukurën.
Ndërsa Irena, para se të dashurohej edhe më shumë me Arvinin me anë të mjeshtërisë së tij në kuzhinë, sigurisht u godit nga pamja e tij. “Arvini është një mashkull i bukur. Nuk mund të mos e vësh re këtë”, ka shprehur ajo vlerësimin për bashkëshortin, që duhet thënë që është objektiv.

Ata prej gjashtë vitesh janë të bekuar me një vajzë, Sofi, që i ngjan të atit fizikisht, por që e ëma e ka orientuar drejt pasioneve të saj për sportet, duke e shndëruar në një miksim të të dyve.

Janë si në fillimet e tyre Irena dhe Arvini megjithatë, me të njëjtën dëshirë për të komunikuar dhe me të njëjtin pasion që e mbajnë gjallë çdo ditë.

“Para pak ditësh kishim 8 vjetorin e fillimit të historisë sonë dhe dje i bleva një dhuratë Irenës për këtë datë të rëndësishme për ne”, ka thënë Arvini duke u hapur me siguri telashe shumë partnerëve që harrojnë edhe data më të afërta e më të rëndësishme në një marrëdhënie.

Megjithatë, edhe pse kaq romantikë e të dhënë pas detajeve, ata të dy kur u pyetën si do e festonin Shën Valentinin kanë thënë që nuk e festojnë.

“Është një festë shumë komerciale. Ne festojmë datat e rëndësishme të marrëdhënies sonë, ditëlindjen e vajzës, ditëlindjet e ne të dyve, kemi mjaft për të festuar. Shën Valentinin nuk e festojmë”.

Kushdo bën zgjedhjen e tij, por e tyrja, nuk e dimë pse, por tingëllon shumë bukur.

Burimi: Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
FOTO/ Shtatzënia i “shton” bukurinë partneres së Alban Dudushit…

FOTO/ Shtatzënia i "shton" bukurinë partneres së Alban Dudushit...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera