Aktori i njohur Salsano Rrapi dhe moderatorja Nevina Shtylla ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku një nga temat që ngjalli më shumë kureshtje ishte krahasimi mes dy prezantueseve, Kiarës dhe Nevinës.
Salsano foli për performancën e Nevinës, duke thënë: “Nevina është shumë ndryshe nga ‘E Diell’, Manushi këtu e sikon shkëlqimin e Nevinës”.
Kur u pyet nëse Nevina ka humor, ai u shpreh: “Unë nuk e kam njohur më parë, është më shumë me humor jashtë se sa në ekran”. Ndërsa për Kiarën, ai nuk kurseu vlerësimet: “Kiara është shumë e mirë si aktore”.
“Më e mirë se Nevina?” e ngacmoi moderatorja. “S’ka lidhje, ka një ndryshim!” u përgjigj Salsano.








