Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka zbuluar se vajza e saj, Anxhelina ka një raport goxha të afërt me influenceren me famë botërore, Kylie Jenner.
Teksa ishte e ftuar në ‘Top Albania Radio’, Albëria tha se marrëdhënia mes dy vajzave së fundmi është forcuar shumë, madje dhe që vajza e saj i jep edhe këshilla në veshje Kylie-t.
Ndërkohë e pyetur për mamanë znj. Kris Jenner, Albëria kishte këtë për të thënë:
“Është një marrëdhënie që është krijuar me shumë shoqëri. Anxhelina i jep dhe këshilla në të veshur. Kanë raport nice me Kylie-n. Kris Jenner është ‘Zoti na ruajt’”, tha Hadërgjonaj.








