Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Cilat janë femrat më të pasura në Shqipëri? Zbulohet lista

25/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Cilat janë femrat më të pasura në Shqipëri? Zbulohet lista

Jemi mësuar të dëgjojmë për pasurinë e meshkujve dhe për forcën sipërmarrëse që ata kanë, por edhe femrat kanë arritur të njihen si emrat më të suksesshëm në tregun e punës dhe të renditen mes më të pasurve të Shqipërisë. Ka qenë revista ‘Monitor’ ajo që ka publikuar një listë me 10 femrat më të pasura në vendin tonë. Disa janë të njohura të tjera jo dhe aq, por të gjitha kanë pasuri që kapin vlerën e dhjetra milionave.





  1. Vilma Nushi

Vilma Nushi, një nga sipërmarrëset e para të pas viteve ‘90 është aksionere e vetme e kompanisë Marketing & Distribution, e krijuar që në vitin 1997.

Marketing & Distribution (M&D) një prej më të mëdhave në fushën e distribucionit, me të ardhura prej 8 miliardë lekësh në vitin 2017, me rënie 23% me bazë vjetore. Marketing & Distribution zotëron dhe 80% të aksioneve të 3P Life Logistic, e krijuar në 2001-n, që zbaton Kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë, me të ardhura 876 milionë lekë.


2. Femrat e familjes Hoxha

Vjollca Hoxha, së bashku me tre vajzat dhe djalin kanë paketën kontrolluese të aksioneve (51%) të Digitalb, operatorit televiziv me pagesë më të madh në vend.

Familja zotëron 100% të Top Channel, televizionit më të madh në vend sipas të ardhurave, dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina (51% të aksioneve i shitën në fillim të 2018-s). Dy bizneset e tjera, Top Albania Radio dhe VGA (botim e prodhim reklamash) kanë peshë relativisht të ulët (në maj të vitit 2018, Vjollca Hoxha i ka dhuruar 40% të aksioneve që zotëronte tek Top Albania, Ervin Zenelit).

Në total, të ardhurat e 5 kompanive ishin 7.2 miliardë lekë, nga të cilat 73% nga Digitalb dhe 19% nga Top Channel. Sipas përqindjes përkatëse të aksioneve, fitimet e familjes Hoxha ishin 127 milionë lekë, ose rreth 1 milion euro.

  1. Ina Topalli

Ina Topalli, e cila zotëron 49% të Global Resource Trading, u rendit në vend të tretë sipas të ardhurave, pas dyfishimit të të ardhurave të kompanisë në 6.5 miliardë lekë. Kompania u krijua në shtator 2015 dhe njohu rritje të shpejtë të të ardhurave dy vitet e fundit. Fitimi në 2017-n ishte 20 milionë lekë (160 mijë euro).

  1. Melika Leka

Një hyrje në vitin 2016, Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHW, këtë vit renditet e katërta ndër sipërmarrëset më të mëdha (sipërmarrësi Luan Leka, në prill 2016, kaloi një kuotë të aksioneve prej 33% te bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit).

Që prej vitit 2016, EHË deklaron bilanc të konsoliduar, së bashku me Qafë Shtama dhe Conad Albania. Në 2017-n, xhiro e kompanisë ishte rreth 5 miliardë lekë dhe fitimet arritën në 451 milionë lekë. Kompania ka 201 punonjës.

5. Merita Sheqi

Merita Sheqi është sot sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe e pesta nga kompanitë e drejtuara nga femra. Ajo e ka nisur aktivitetin e biznesit që në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin, me të cilin ndan përgjysmë pronësinë dhe ka njohur rritje të qëndrueshme të aktivitetit vit pas viti, duke qenë sipërmarrja më novatore dhe serioze në segmentin ku vepron. Në vitin 2017, shoqëria kishte një qarkullim vjetor prej 3.6 miliardë lekësh, ndërsa fitimet u rritën në rreth 200 milionë lekë (rreth 1.6 milionë euro).

  1. Donike Gega

Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012. Znj. Gega operon në biznesin familjar të tregtimit të naftës, teksa është administratore edhe e Gega Oil dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të “Genklaudis”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha të tregtimit me shumicë të naftës në vend.

Për vitin 2017, të ardhurat e GEGA CENTER GKG ishin 3.7 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 111 milionë lekë (rreth 870 mijë euro). Kompania ka parë rritje të shpejtë të të ardhurave në tre vitet e fundit, ndërsa kishte 313 punonjës.

  1. Donika Mici

Donika Mici është një prej sipërmarrëseve të para në vend, që kompaninë Donianna e transformoi nga një aktivitet fason, në një biznes të mirëfilltë prodhues me cikël të mbyllur. Ajo është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1500 të punësuar në Donianna, Albanian Shoes Coorporation 2, Dophil, Rozimpex. Të ardhurat e 4 kompanive ishin rreth 2.9 miliardë lekë në vitin 2017, ku më e madhja është Donianna, me një qarkullim vjetor prej 1.8 miliardë lekësh. Fitimet para taksave të tre kompanive ishin 60 milionë lekë.

  1. Mimoza Çobo

Znj. Mimoza Çobo është aksionere e shoqërisë D E N I S A, e krijuar në vitin 2005, duke pasur një aktivitet të qëndrueshëm në vite. Kompania, sipas ekstraktit në QKB, ka aktivitet në tregti, import-eksport njëkohësisht dhe prodhim: të artikujve të ndryshëm industrialë, artikujve ushqimorë, kancelari dhe artikuj, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje. Për vitin 2017, të ardhurat e subjektit ishin 2.5 miliardë lekë, ndërsa fitimi para taksave arriti në 71 milionë lekë.

  1. Nertila Kole

Nertila Kole është një hyrje e re në listën e sipërmarrëseve femra më të mëdha për 2017-n, me aktivitet në fushën e turizmit. Ajo është aksionere e vetme e Travel Hub Solutions, themeluar në prill 2014 (znj. Kole i bleu aksionet në mes të 2017-s). Travel Hub Solutions zotëron 49% të aksioneve të shoqërisë së fluturimeve Alba Wings, që ka njohur rritje të shpejtë në tregun e fluturimeve ajrore dy vitet e fundit, duke pasur si destinacion kryesor qytetet e Italisë. Qarkullimi vjetor i Alba Wings ishte 2.5 miliardë lekë në 2017-n, në katërfishim në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa fitimet ishin 156 milionë lekë (1.2 milionë euro).

  1. Romina Ylli

Romina Ylli (Shemaj) është një tjetër femër në listën e sipërmarrëseve më të mëdha në vend për nga xhiro, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve. Ajo është aksionere e vetme e kompanisë së tregtimit me shumicë të karburanteve AFT, në gjurmën e aktivitetit të familjes, ku “Shemaj sh.p.k.”, që prej vitit 1994, kishte aktivitet në sektorin e tregtimit me pakicë të naftës. Në vitin 2017, të ardhurat e AFT arritën në 2.5 miliardë lekë, ndërsa fitimet para taksave ishin rreth 21 milionë lekë./revistawho.com

Tags: 2018Emratfemrat me te pasura ne shqiperilista
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
Next Post
Diamante për nusen e re, Justin Bieber i ka bërë një dhuratë shumë speciale bashkëshortes

Diamante për nusen e re, Justin Bieber i ka bërë një dhuratë shumë speciale bashkëshortes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera