Një studim bashkëpunues nga ‘Yahoo Labs’ dhe ‘Georgia Tech’ gjeti se duke shtuar një filtër bën shumë njerëz të shikojnë foton tuaj dhe se disa filtra janë më efektive në marrjen e atij ‘like’ kaq të lakmuar.
Studimi u përqëndrua në ‘Flickr’, të cilën e zotëron ‘Yahoo’. Studiuesit analizuan 7.6 milionë fotografi publike ngarkuar përmes ‘smartphone app Flickr’, më shumë se gjysma e të cilave janë postuar edhe në ‘Instagram’. Ata gjetën se fotot me filtra kanë 21% më shumë të ngjarë që të shikohen dhe 45% më shumë gjasa për t’u komentuar. Ata gjetën se llojet e ndryshme të filtrave ishin më të mirë në rritjen e shikueshmërisë dhe komenteve. Nëse ju jeni dëshironi të merrni maksimumin në shikueshmërinë e fotos, shtoni një filtër që rrit kontrastin, korrigjon problemet ekspozimit, dhe krijon një temperaturë “të ngrohtë” me ngjyra.