Gjatë premierës së filmit më të ri nga regjisori i njohur Eduart Grishaj, “Pasaporta”, ai u përball me pyetje të ndryshme nga gazetarët, ku disa prej tyre ishin veçanërisht pikante. Një ndër to lidhej me aktorin më të paguar të filmit.
“Kush është aktori më i paguar? Arbana Osmani? Apo Arbana ka ardhur falas?” – ishte pyetja e bërë nga gazetarët.
Grishaj u përgjigj me humor, duke thënë:
“Mendoj se Arbana Osmani, sepse Arbana është me klering dhe kleringu është më i vështirë se këto që kam paguar me lekë.”
Gazetarët vazhduan me pyetjen për aktorin më të mirë në film, dhe regjisori tregoi admirimin e tij për një personazh specifik:
“Aktori më i mirë është një djalë që ka pasur vetëm një fjali në film. Ola. Ai është brilant, fantastik!”
Por jo gjithçka ka qenë e lehtë gjatë xhirimeve, dhe një tjetër pyetje zbardhi disa nga sfidat me të cilat është përballur regjisori.
“Po aktori që ta ka nxirë më shumë jetën gjatë xhirimeve?”
Eduarti pa ngurrim përmendi aktoren protagoniste:
“Kaona. Aktorja protagoniste. Ishim në Meksikë dhe thoshte ‘a të pi një kafe 10 minuta?’ Ikte e kthehej pas 2 orësh.”