Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj ka treguar se ndodhet në Shqipëri, duke shijuar bukuritë e vendit tonë.
Ajo ka ndarë herë pas here poza mjaft provokuese dhe tërheqëse duke bërë për vete gjithë audiencën.
Së fundmi Anxhelina ka ndarë disa fotografi duke shijuar perëndimin e diellit, por detaji që ka lënë pa fjalë ndjekësit ka qenë fustani i saj.
Me kurrizin e zbuluar deri në fundshpinë, Anxhelina ka marrë menjëherë shumë pëlqime, por edhe komente lidhur me stilin e saj sa modern dhe ekstravagant.
Me siguri pas këtij momenti edhe ky model fustani nga Anxhelina do të kthehet në një trend për ata që eksperimentojnë dhe e duan modën./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCoNa2qnrNZ/?igshid=arch1owy8aqr








