Me anë të një videoje në llogarinë e saj, moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar një pjesë të programit që ka rezervuar për ndjekësit në festën e ‘Halloween’. Duke vënë përballë njëri-tjetrit në një sifdë aktorin Irgen Çela dhe Rezart Veleshnja, Luana i ka lajmëruar të gjithë për rikthimin e këtij të fundit.
“Cili fitoi??? Te shtunen kuptoni gjithcka ne Halloëeen-in me te cmendur qe ka njohur historia @shikokushluan ?”, ka shkruar Luana krah videos ku shfaqet edhe vetë e veshur si një kapitene me shpatën në dorë.
Kujtojmë se Luana ka pyetur edhe ndjekësit e saj se cilin personazh dëshirojnë që ajo të “imitojë” në emisionin e kësaj jave, megjithatë deri më tani moderatorja nuk e ka zbuluar zgjedhjen finale ndonëse hapi një votim mes Jennifer Lopez dhe Marilyn Monroe./revistawho.com
View this post on Instagram








