Egli Tako ishte sot e ftuar në “Pardon My French”, ku foli hapur për karrierën, projektet e reja dhe për jetën pas famës që i dha reality show më i ndjekur në vend.
E pyetur se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të “Yes Day”, Egli u shpreh:
“Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk është se e kam si natyrë që të parashikoj të ardhmen ose të eci në të, por dua që të bëj mirë atë çfarë po bëj tani. Gjithmonë e kam një parapërgatitje të vogël dhe e kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por nuk mund ta them konkretisht se çfarë.”
Në mes të bisedës, moderatorja e emisionit nuk hezitoi t’i bëjë një pyetje që i intereson shumë publikut: Cili është programi që ajo do të kishte ëndërr apo fiksim ta prezantonte?
Egli u përgjigj se nuk kishte fiksime, gjë që e shtyu moderatoren ta pyesë nëse ajo do të donte të prezantonte “Big Brother VIP Fan Club”?
Përgjigjja e saj ishte e sinqertë:
“Me thënë të drejtën patjetër që po. Nëse do të më besohej do të isha shumë e lumtur, por unë nuk jam natyra që i ngacmoj njerëzit ose të shkoj t’i them dikujt që ‘shiko jam dhe unë, a do të më konsiderosh’. Unë mendoj që sidomos në këtë moment që jemi askush nuk e ka nevojën që ti t’i dalësh përballë dhe ti thuash që je këtu. “Ti i di vlerat pak a shumë, tani e dinë edhe aftësinë në moderim kushdo që e ka kompetencën e përzgjedhjes dhe nëse e meritoj po dhe është kaq e thjeshtë.”








