Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çiljeta: Bashkëshorti im i pëlqen të gjitha këngët e mia

09/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Çiljeta: Ndihemi seksi kur vazhdojnë të më ngacmojnë edhe tani që jam mami

Ende pa kaluar shumë kohë nga kënga “Big Booty”, Çili do të rikthehet me dy superproduksione. Teksa po kryen xhirimet për dy këngët, këngëtarja na ka sjellë disa foto gjatë regjistrimeve. Në intervistën dhënë për “Bluetooth”, ajo na premton se do të vijë krejt ndryshe këtë herë, e si gjithmonë sensuale. Pas suksesit të “Gangsta Love”, këngëtarja do të vijë me një tjetër bashkëpunim me Noizyn, këtë herë me “Mama Lovers”.





Si gjithnjë e mbyllur për jetën private, duke u shprehur se ka mbështetjen e bashkëshortit në çdo projekt të ri, por preferon ta mbajë sa më të fshehtë nga mediat.

Pak kohë pas klipit të parë riktheheni përsëri me produksion të ri, si lindi ky bashkëpunim?
Aktualisht unë po përgatis dy klipe njëkohësisht që do të dalin së shpejti. Kënga e parë është një bashkëpunim me një këngëtar Kosovar shumë të talentuar, Armendin. Muzika është e Elgit Dodës. Klipi është nga Image, si dhe bashkëpunëtorja ime e ngushtë, Suela Cangun, që është kujdesur për mua. Megjithatë aktualisht unë po përgatis edhe një klip tjetër me Noizyn. Ne po bëjmë xhirimet dhe do të dalë së shpejti, do të jetë një këngë që do të shndërrohet në hit menjëherë. Kemi muaj që po punojmë për këngën “Mama Lovers”.


Një rikthim me Noizyn, përse kjo zgjedhje?
Tani të gjithë e dinë bashkëpunimin tim të ngushtë që kam me Noizyn. Veçmas muzikës ne jemi edhe shumë miq të mirë, ndaj dhe është momenti që të përsërisim suksesin e “Gangsta Love”.

Si do të vini këtë herë para publikut?
Faktikisht e dini që unë di të vij ndryshe gjithmonë për publikun. Edhe këtë herë do të vij më seksi se kurrë në dy klipet e reja që do të lançohen brenda muajit. Nuk do të guxoj me zhveshjen, por do të vij ekstravagante si gjithmonë.

Keni hequr dorë nga zhveshja e tepërt në klipet tuaja?
Më shumë sesa kam hequr dorë, mendoj që këtë herë do të jetë ndryshe, nga sa jeni mësuar të më shikoni. Kam një skuadër të madhe që ka bashkëpunuar me mua, kujdesur për mua deri në detajin më të vogël, ndaj dhe unë do të sjell anën tjetër timen, seksi, por edhe në përputhje me këngën. Do ti përshtatem muzikës fillimisht.

Ndërkohë kohët e fundit keni ndryshuar edhe look, keni ruajtur një pjesë të flokëve, përse ky ndryshim?
Më së shumti e bëra për të ndryshuar look-un. Megjithatë ju do ta shikoni edhe në klip që do të vijë live skena ku unë rruaj kokën.

Mendoni se do të keni sukses me dy klipet e reja?
Unë kam investuar të gjitha forcat e mia dhe e di që është bërë një punë e madhe për projektet që do të vijnë. Mund të them që këngët janë shumë të bukura, klipet do të jenë ndryshe nga sa jemi mësuar ti shikojmë deri më sot. Ndaj jam e bindur që i kanë të gjitha kriteret për tu shndërruar në një hit.

I ka dëgjuar bashkëshorti juaj këngët e reja, i ka pëlqyer?
Ai gjithmonë i dëgjon paraprakisht këngët e mia. Të gjitha i pëlqejnë dhe më vjen mirë që kam të gjithë mbështetjen e tij.

A ju shoqëron në xhirimet e klipit?
Jo, ai është larg kësaj fushe dhe nuk ka kohë fizike të më shoqërojë. I dëgjon dhe më mbështet, por kaq.

Pse nuk e publikon Çiljeta partnerin e saj për mediat?
(Paraprakisht na tregon një foto të tij). Ja shikojeni sesa ngjan Fernando me babain e tij. Më pëlqen që ta mbaj larg vëmendjes mediatike jetën private. Është një zgjedhje që e kam bërë që në fillim dhe dua ta respektoj deri në fund.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Erik Fullani: Së shpejti këngëtar, ja bashkëpunimi im me Noizyn

Erik Fullani: Së shpejti këngëtar, ja bashkëpunimi im me Noizyn








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera