Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çiljeta bllokohet në ashensor…

08/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çiljeta bllokohet në ashensor…

Në fakt bëhet fjalë për skenën e filmit “Floorless” (Pa bazë) premiera e të cilit do të jetë në datë 19 tetor në Cineplexx ku Çiljeta luan rolin e një nëne shtatzënë të bllokuar në ashensor. Filmi i cili rikthen showgirl-in e famshëm shqiptar në kinematografi, është i zhanrit thriller psikologjik dhe realizohet në pjesën më të madhe të tij në ashensor ku ndodhet dhe Bjordi në rolin e një fëmije autik. Filmi bën fjalë për shtatë persona që nuk njihen, ndër to Çiljeta Xhilaga, Bjordi Mezini, Jetmir Pjetërnikaj (Xheti), Siria De Fazio, Stefano Scherini, Giuseppe Di Coste, Santo Cuzzuto të cilët gjenden për arsye të ndryshme, në të njëjtin supermarket në qytetin ku jetojnë, pesë minuta para mbylljes. Vijnë nga zona të ndryshme të qytetit, dhe nga jetë të ndryshme, rastësisht të drejtuar drejt të njëjtit vend takimi. Pasi mbarojnë pazarin, e gjejnë veten në të njëjtin ashensor, dyert e të cilit mbyllen, e mesa duket nuk rihapen dot më. Të gjithë gjenden në një situatë ku nuk mund të mbështeten tek njëri-tjetri për të bashkëpunuar dhe për ta zgjidhur gjendjen e përbashkët problematike. Deri këtu çdo gjë duket sikur do të zgjidhet në një mënyrë ose në tjetrën, por asgjë s’mund të jetë më larg të vërtetës. Por çfarë është e vërteta në fund të fundit? Ajo që ndodh më pas është përtej çdo imagjinate. Çiljeta ka xhiruar në këtë film, 1 vit përpara se ajo të mbetej shtatzënë me Fernandon. Një pjesë e kastit të aktorëve italianë janë emra të njohur në kinematografinë, televizionin & showbizin e vendit fqinj. Siria De Fazio ka qenë konkurente në “Grande Fratello 9” në Itali, e njohur për trupin e saj të mbushur plot tatuazhe dhe lidhjen e saj të dashurisë me vajzën e Ornela Mutit, Naike Rivelli. Stefano Scherini është një nga aktorët më të talentuar të kinemasë dhe teatrit italian, i vlerësuar për zërin e tij të pastër dhe kumbues. Filmi vjen nën skenarin & regjinë e Jetmir Pjetërnikaj i cili është dhe personazhi kryesor në këtë film. Xhirimet janë realizuar në Itali. Premira absolute, është të enjten, 19 tetor, ora 19.00 në Cineplexx.





[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ciljetaxhilaga/videos/1785827428094755/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]


Tags: Ciljetafilm
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
Filmat erotikë, flet aktorja shqiptare: Do më dukej pa kuptim të mos e pranoja një rol të tillë

Filmat erotikë, flet aktorja shqiptare: Do më dukej pa kuptim të mos e pranoja një rol të tillë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera