Është dashur prania e saj dhe fustani i kuq që kishte zgjedhur, për të krijuar një atmosferë shpërthyese. Flasim për këngëtaren seksi Çiljeta e cila fundjavën e kaluar ka kënduar në klubin e natës “Magic 4”-“Tabu” në kryeqytet. Në një ambient të tejmbushur me të rinj, Çiljeta ka kënduar hit-et e saj më të njohura dhe ka performuar në skenën e “Magic”. Në një formë të shkëlqyer fizike, Çili tashmë bionde e ka “djegur” Tiranën. Këngëtarja kishte disa vite që nuk këndonte në Tiranë dhe publiku kryeqytetas e ka pritur me shumë ovacione.