Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çiljeta flet për lidhjen me Albanin: Dashuria është e shenjtë, të dy jemi prindër të përkryer

20/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çiljeta flet për lidhjen me Albanin: Dashuria është e shenjtë, të dy jemi prindër të përkryer

Lidhja e saj me portierin e Partizanit, Alban Hoxha është ndër më të përfolurat në shoë bizit shqiptar. Janë bashkë apo janë ndarë? Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë kohët e fundit në media, edhe pse asgjë as nuk është mohuar dhe as pohuar nga Çiljeta, por as edhe nga Albani. Edhe pse janë të dy personazhe të shumë të njohur për publikun shqiptar, në dakordësi me njëri- tjetrin ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së portaleve për të njëjtën arsye.





Gjatë një interviste tek Rudina, Çiljeta është shprehur se të qenurit në qendër të vëmendjes së portale për të nuk është aspak diçka e bukur, pasi i “druhet” abuzimit që mund të bëjnë me dashurinë e saj.


“Jo se kam frikë apo se është diçka që s’duhet ta them, thjesht jemi të dy shumë hermetic sepse dashuria është e shenjtë. Nuk na pëlqejnë të jemi gjatë gjithë kohës në portale. Të jesh në portale nuk është shumë e bukur sepse ato abuzojnë. Duke qenë se jemi të dy personazhe publike, e kemi paksa të vështirë për ta mbrojtur këtë unitet, por fundja fundja në fund të ditës ne jemi njerëz të thjeshtë. Unë jam nënë e përkryer për djalin tim, ashtu si kurse edhe ai për fëmijën e tij. Kemi zgjedhur këtë sepse jo të gjithë e shohin dashurinë me syrin e bukur. Fatkeqësisht në këtë vend mbizotëron negativiteti”, shprehet Çiljeta.

Kjo intervistë nuk kishte se si të mbaronte pa folur për diamantin, dashurinë, supermenin e Çiljetës. Nuk besojmë se ishte shumë e vështirë për t’u kuptuar që kështu e thërret këngëtarja djalin e saj, Fernando, e cila nuk i ka kursyer lotët kur pa kolazhin me foto që i kishin përgatitur.

“Është urtësuar, është bërë shumë i dashur tani që ka nisur kopshtin. Vjen dhe më thotë: të të puth pak se më ka marrë malli, s’të kam puthur fare. Më tregon si ka kaluar ditën. Rrezaton shumë dashamirësi, është shumë i lidhur me mua, kjo pjesë nuk më pëlqen dhe aq shumë. Mundohem që ta mësojë të jetë i pavarur”, shprehet Çiljeta.

Dhe tani të ndalemi tek karriera e saj. Bukuroshja sapo ka sjellë një këngë në bashkëpunim me ALORES, një baladë e titulluar “Pa ty”. Teksa po shijon suksesin e kësaj kënge, ajo na ka zbuluar edhe projektin e rradhës.

“Po e them për herë të parë. Do të marr pjesë tek kënga magjike. Kam shumë dëshirë të jem të ky festival”, tregoi këngëtarja./ Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Fitoi “Eurovizion”-in 2017, këngëtari shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Fitoi “Eurovizion”-in 2017, këngëtari shtrohet në spital në gjendje të rëndë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera