Me një foto të dashurisë së saj më të madhe, Fernandos, Çiljeta ka zgjedhur të shkruajë fjalët më të ndjera që mund të dalin nga zemra e një nëne aq të lumtur dhe mirënjohëse sa ajo.
“Kur Duaja ime lekundi dyert e qiejve
ALLAHU te solli ty ne jeten time si pergjigje te asaj lutje ne sexhde nate Kadri ne gusht 2012.Jam me fat qe te kam biri im i pikturuar me bukuri si jashte po ashtu edhe brenda zemres tende qe i do gjithe njerzit i mbron me fanatizem ke ke ne zemer si nje burre i madh protektues aq sa i rritur perpara kohe ne personalitetin tend aq edhe i bute ne shpirt kur te shof si te dhimbset edhe nje milingone e vogel e me thua mos e vrit se gjynah ti japim pak buke. Je gjithcka kam dashur ne jeten time sic te kerkova e perfytyrova.
Te dua shum ❤️ Fernando im”, ka shkruar këngëtarja krah fotos së të birit, duke përshkruar të gjitha cilësitë që ai gëzon sot që është rritur edhe më shumë.
Prej kohësh, Çiljeta ka shfaqur dhe besimin e saj në fenë muslimane, me të cilin ka lidhur fort çdo moment në jetën e saj e duke treguar se i është dedikuar plotësisht besimit në zot./revistawho.com









