Këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga prej disa kohësh ka shfaqur miqësinë e saj me portierin simpatik Alban Hoxha. Të dy kanë dalë në foto e jo pak herë janë ngacmuar me komente në rrjetet sociale. Mirëpo duket se marrëdhënia e tyre është më e afërt se ç’kishim menduar. Çiljeta i thërret Albanit “Lali im”, teksa në foton ku mban veshur bluzën dhuratë prej tij, e quan portierin më të mirë në botë.