Gjatë supersfidës Partizani-Skëndërbeu, në tribunën VIP ka qenë e pranishme dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga për të mbështetur demat e kuq. Ajo ka ndezur atmosferën me praninë dhe batutat e saj. Pas shumë episodeve, një moment tjetër që ka shkaktuar të qeshura, ka qenë kur portieri i Partizanit, Alban Hoxha, iu ka falur fanellën disa tifozave dhe Çiljeta ka reaguar duke i thënë se fanella i falet femrave. “Herën tjetër”- ka qenë përgjigja e Albanit.