Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po përgatitet për një hap të rëndësishëm në jetën e saj, martesën me Genar Topallin, djalin e Jozefina Topallit. Ajo ka organizuar festën e beqarisë në Shtetet e Bashkuara, ku ka kaluar disa ditë me mikeshat e saj.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duket se festa është mbajtur në një klub nate, ku Cindy dhe shoqëria e saj kanë krijuar një atmosferë të paharrueshme. Ajo është shfaqur me një mini fustan të bardhë të kombinuar me një kapele kauboj.
Në një moment të veçantë të festës, prezantuesja ka hyrë në club brenda një kutie “Barbie”, me një shishe shampanjë në dorë, e shoqëruar nga disa djem, duke ndjekur traditën e festës së beqarisë.
Vetë Cindy Marina ka ndarë me ndjekësit lajmin e martesës së saj, ndërsa në profilin e saj në Instagram ka publikuar ftesat për shoqërueset e saj në ditën e madhe.
Cindy Marina dhe Genar Topalli kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për romancën e tyre. Ajo ka folur më parë për marrëdhënien e tyre, duke theksuar se Jozefina Topalli nuk ka ndikuar në lidhjen e çiftit.