Cindy Marina e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka rrëfyer se si ka nisur historia e dashurisë me Genar Topallin. Modelja tregoi se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volejbolli, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.
“Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë. Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtëm volejboll. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim”, tregoi Cindy.








