Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë? 20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin. 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Class by Alketa Vejsiu i dedikohet figurës femërore, ja detajet e sfilatës së nesërme

30/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Class by Alketa Vejsiu i dedikohet figurës femërore, ja detajet e sfilatës së nesërme

Class by Alketa Vejsiu pak ditë më parë ka njoftuar mbajtjen e Class Fashion Show 2018. Një mbrëmje e magjishme e cila do i dedikohet femrës dhe momentit që secila ëndërron. Gjithçka do nisë me të bardhën, për t’iu përshtatur dëshirës së çdo vajze dhe do përfundojë me ngjyrat duke ju sugjeruar fustanet më të bukur për çdo event që ju pret. Në datën 31 Maj në orën 19.30 në Tendën e hotel Continental në Vorë, stafi i Class i pret të gjithë të shijojnë një mbrëmje të veçantë, ku vizioni dhe dashuria për punën do të jenë të shfaqura në çdo detaj të fustaneve që do prezantohen.





Eleganca dhe sharmi i fustaneve të nusërisë do përmbush çdo dëshirë të fshehur të femrave që kanë si synim të kurorëzojnë martesën si nëpër përralla, me koleksionet dhe etiketat ndërkombëtare për sezonin 2018-2019, të brandeve lider. Koleksioni i këtij viti do të jetë plot risi dhe do të mbështetet te materialet e lehta, në mënyrë që nuset të ndihen jo vetëm të bukura, por edhe komode. Dizajnet e veçanta ndjekin linjën e fantazisë për të theksuar figurën femërore me gjithë shkëlqimin e saj. Dantellat, tyli, pëlhurat janë vetëm disa nga trendet që shtëpitë më të mëdha të modës kanë sjellë këtë vit. Ndërsa për fustanet e mbrëmjeve diçka është e sigurt, të veshura me Class do jeni patjetër qendra e vëmendjes në çdo event.


Ky vit do ju ofrojë mundësinë e zgjedhjes mes brendeve më të njohur dhe ‘Made in Albania’ në të njëjtin vend, pasi ajo që do bëjë diferencën do të jetë prezantimi për herë të parë i koleksionit “Class AV” Made in Albania. Një bashkëpunim i Alketa Vejsiut me stilisten Livia Myftari që është materializuar nën etiketën e Class.

Do ketë edhe lule! Kjo frymë do të përcillet në sfilatë, dekor, fustane, dhe disa instalacione që do të jenë prezente për herë të parë në një event të kësaj natyre të organizuar në Shqipëri. Të ftuarit do të priten në një “Welcome Area”, e më pas do të vijohet me shfaqjen.

Fushata “I ‘am” është një tjetër element që përshkoi të gjithë stilin e sfilatës, prej ditës së parë të konceptimit e deri në finalizimin e saj. Si një kauzë gjithëpërfshirëse, ku vajzat dhe gratë e famshme, por edhe ato të panjohurat iu bashkuan pa kushte kësaj iniciative. Ky nuk është vetëm një event prezantues i disa modele fustanesh, por i dedikohet figurës femërore, pa dallim moshe. Sepse secila prej nesh duhet të ndihet e veçantë dhe të përfaqësohet nga e bukura. Modelet më të njohura shqiptare do të performojnë në pasarelë, shumë personazhe VIP do të jenë pjesëmarrës për të parë nga afër këtë organizim të veçantë, por edhe plot surpriza të tjera janë ideuar për të pranishmit, nga dhuratat, tek gjetjet speciale. Mos mungoni!/revistawho.com

Tags: 2018-2019Class by AVsfilata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras
Breaking News

Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras

20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!
Breaking News

“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!

20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!
Breaking News

Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!

20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?
Breaking News

Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?

20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin.
Breaking News

Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin.

20/02/2026
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane!
Breaking News

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane!

20/02/2026
Next Post
Bixhoz me dashurinë/ Shivai martohet me Anikën, familja mendon se është Tia, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai martohet me Anikën, familja mendon se është Tia, ja ç'do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera