Të gjithë në rresht për Fabrizio Corona-n? Po, kjo ka ndodhur në Ostia të Italisë. Ai është zgjedhur si mashkulli i vitrinës për të festuar 30-vjetorin e një dyqani syzesh. Me këtë rast, mbreti i paparacëve në Itali është pritur nga një turmë femrash e ‘selfiesh’. Kanë qenë qindra të rinj që kanë kërkuar një pozë me Fabrizion. “Ndoshta martohet me mua”, thotë njëra prej tyre duke qeshur, shkruan “Il Messaggero”.