Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Moti

Çmenden sërish temperaturat, ja nga çfarë rrezikohet vendi ynë këtë verë

08/08/2017
in Moti
Reading Time: 2 mins read
A A
Çmenden sërish temperaturat, ja nga çfarë rrezikohet vendi ynë këtë verë

Numri i ditëve me temperatura më të larta se 35°C ka të ngjarë të rritet me 3-4 ditë deri në vitin 2020 krahasuar me mesataren e viteve 1961-1990, ndërsa numri i ditëve me ngrica (me temperatura më të ulëta se -5°C) në lartësi të mëdha pritet të ulet me 4-5 ditë deri në vitin 2025, dhe me 9 ditë deri në vitin 2050. Parashikimet u dhanë në projekt-strategjinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe u hartuan nga ekspertë të Këshillit Kombëtar të Ujit. Ata thonë se, temperaturat në rritje priten të kontribuojnë në një numër më të madh ditësh me stuhi breshëri në verë dhe gjithashtu do të ndikojnë në shpeshtësinë dhe intensitetin e ditëve të nxehta dhe valëve të të nxehtit. Numri i ditëve me reshje të rrëmbyeshme (maksimumi 24 orë) krahasuar me mesataren e viteve 1961-1990 ka gjasa të rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025, me 2-3 ditë deri në vitin 2050.
Mirëpo këto zhvillime në kushtet klimatike do të ndikojnë negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos bujqësinë dhe prodhimin e energjisë.
Përveç ndryshimeve nga njëri vit në tjetrin, si dhe ndryshimeve sezonale, në vend ka edhe ndryshime gjeografike shumë të dukshme. Shirat vijnë kryesisht nëpërmjet erërave jugperëndimore dhe ndikohen edhe nga relievi. Kjo ofron një larmi veçorish klimatike dhe të ecurisë së reshjeve në rajonet e vendit, shpjegojnë ekspertët e ujërave. Edhe pse reshjet e shumta shoqërohen përgjithësisht me rritje të nivelit të ujit, kjo nuk ndodh njëlloj në të gjithë territorin, si në pjesën e sipërme të Basenit të Drinit,e cila mbetet një zonë ë thatë.
Reshjet më të pakta vjetore në Shqipëri bien në zonat bregdetare në jug me vlera nën 1,000 mm/vit. Megjithatë, ka pjesë të basenit ujor të Drinit në Kosovë dhe Maqedoni ku reshjet vjetore janë më të pakta dhe nuk i kalojnë 800 mm/vit. Reshjet më të shumta bien në rajonin e Liqenit të Shkodrës, ku reshjet mesatare vjetore i tejkalojnë 3,000 mm/vit. Temperaturat mesatare vjetore më të larta vihen re në pjesën perëndimore të vendit me 15°C më të larta në bregdet. Temperaturat vjetore më të ulëta shënohen në veri afër kufirit me Kosovën dhe në lindje afër Liqenit të Ohrit. Efekti i kombinuar i reshjeve dhe temperaturës (dhe ndryshime të tjera meteorologjike) çojnë në përfundimin se prurjet janë më të larta në veri dhe jug të vendit, ku sasia e reshjeve tejkalon sasinë e ujit që avullon më shumë se 500 mm në vit. Në pjesën qendrore të vendit reshjet arrijnë më pak se gjysma e kësaj vlere./ Burimi ”Monitor”






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram
Breaking News

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

28/12/2024
E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi
Breaking News

E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi

28/12/2024
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?

28/12/2024
Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!
Breaking News

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!

28/12/2024
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait
Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani
Breaking News

E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani

27/12/2024
Next Post
Kate Middleton me sy të nxirë, reagon familja mbretërore

Kate Middleton me sy të nxirë, reagon familja mbretërore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera