Padyshim i guximshëm deri në kufijtë e çmendurisë ministri shqiptar Valdrin Lluka. Valdrini, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë ka shkuar në Pedra do Telegrafo, te guri i rrezikshëm ndërmarrë një akt që mund t’i kushtonte edhe jetën, siç duket qartë dhe në foto, shkruan newsbomb.al. Ministri ka puthur bashkëshorten e tij me këmbët lidhur pas gurit ndërsa foton që po bën prej ditësh xhiron e rrjetit, e ka shoqëruar edhe me një deklaratë romantike. “Veç dashnia që t’man pezull kështu”.