E ka bërë ndërmend të mos ndalet. Noizy, është përfundimisht reperi që nuk njeh limite. Krijimtaria e tij nuk ka fund. Pikërisht në momentin kur të gjithë menduan se ai nisi pushimet, Noizy i përmbysi parashikimet duke publikuar jo një, por plot dy këngë, që e kanë prej ditës së parë garancinë e të qenit hit. Fansat e tij, të cilëve ai u dedikon gjithçka i shpërndanë këngët dhe në mënyrë të frikshme, ato morën mijëra klikime. Dy bashkëpunimet e fundit të Noizy-t, ai me Elgit Dodën dhe tjetri me Çiljetën, janë prova se kur e dashuron atë që bën, asgjë nuk të ndalon…








