Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

25/10/2022
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës është promovimi i 17 Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm, të njohura ndryshe si SDG. West Side Family, Kamela Islamaj, Dj Vin Veli festuan në shesh bashkë me qytetarët e Tiranës dhe i kënduan jetës, paqes, tolerancës, zhdukjes së varfërisë, mbrojtjes së mjedisit, etj. Të gjitha këto objektivat mbi të cilat Vodafone Albania ka krijuar edhe “Lojën e SDG-ve”, e cila u lançua nga artistët pikërisht në këtë koncert.





Falë kësaj loje, e cila është integruar në platformën My Vodafone dhe JUTH app, abonentët Vodafone mund të mësojnë më shumë për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm teksa njëkohësisht argëtohen e fitojnë shumë çmime. Loja është e ndarë me nivele ku në Nivelin 1 mund të fitohen 500 MB për t’u konsumuar brenda 24 orëve, në Nivelin 2 fitohet 1 GB për t’u konsumuar brenda 7 ditëve, kurse në Nivelin 3 fitohen dhurata simbolike nga United Nations Albania.


Vodafone Albania e ka mbështetur edhe këtë vit Javën e Kombeve të Bashkuara, si një nga kompanitë pionere që i ka përqafuar shumë herët 17 Objektivat e Zhvillimit tëQendrueshëm. Vodafone ka bërë ndër vite shumë projekte dhe investime që ndihmojnë në arritjen e këtyre objektivave.

Për të përmendur disa prej tyre… “Barazia gjinore” është Objektivi 5, një nga më të rëndësishmit për Kombet e Bashkuara dhe Vodafone ka përdorur teknologjinë për t’u ardhur në ndihmë grave viktima të dhunës në familje apo dhunës me bazë gjinore, duke krijuar aplikacionin “Brightsky”, në bashkëpunim po me një agjenci të UN, UN Women. Sa i përket Objektivit 3, “Shëndet dhe mirëqenie”, Vodafone ka investuar vazhdimisht dhe vazhdon të investojë për shëndetësinë nëpërmjet kontratës sociale. Objektivi numër 4 është ai për “Edukim cilësor” dhe ai që u intereson më shumë të rinjve, për të cilët Vodafone ka krijuar edhe platformën JUTH. Vodafone Albania ka kontribuar në arritjen e këtij objektivi, duke futur edukimin digjital të fëmijëve 12-15 vjeç, nëpërmjet projektit “Generation Next Albania”. Kurse Objektivi 7, ai për “Energji të paballueshme dhe të pastër” është një objektivat ku Vodafone ka investuar mëshumë me axhendën #SwitchToGreen.

Objektivi i 17-të dhe i fundit është pikërisht ai i “Partneritetevepër objektivat” dhe Vodafone ka kontribuar edhe për këtë, kjo falë bashkëpunimeve me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
“Ku e ble mallin”, Ronela shpërtheu dhe mund të ketë plotësisht të drejtë!

“Ku e ble mallin”, Ronela shpërtheu dhe mund të ketë plotësisht të drejtë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera